Dita e mbjelljes në Pyllin e Pishave – Plazhi i madh me datën 18 nëntor
Prej tvteuta16 November 2022
Qeveria e Japonisë së bashku me Qeverinë e Malit të Zi po përpiqen të promovojnë menaxhimin e zjarreve dhe zvoglimin e rrezikut nga katastrofat natyrore të bazuara në ekosistem. Njëri nga vendet për zhvillimin e aktiviteteve të Projektit është Plazhi i madh në Ulqin. Projekti do të organizoje ditën e mbjelljes së pishave dhe do të prezantojë planin/strukturën për menaxhimin e ekosistemit bregdetar. Sot për të folur më shumë rreth kësaj në emisionin e mëngjesit ishin të ftuar Sekretarja e sektorit të bujqësisë, zhvillimit rural dhe ekologjisë Zeqarije Sulejmani dhe poashtu kordinatorja e projektit Yuka Kamiya. Në emision u fol për rëndësinë e këtij projekti dhe poashtu ftuan të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Për më shumë ndiqni intervisten…