Dita e Gështenjës, organizimi i katërmbëdhjetë me radhë

Prej tvteuta16:21, 15 Nëntor 2022

Ditën e shtunë dhe të diel me datë 12 dhe 13 në Ostros u mbajt Dita e Geshtenjës, takim ky i katërmbëdhjeti me radhë.

Ndër vite Dita e Gështenjës, mbet vendtakimi shoqëror mes trevave të ndryshme, vendtakim vëllazëror për miq, komëshinj e turistë
Ky organizim si çdo vit u realizuat nga bashkësia lokale Ostros në bashkëpunim me Komunën e Tivarit dhe Organizatën Turistike të Tivarit.

Kjo dite pasqyron begatite e Krajes, e cila nuk është e njohur vetëm për gështenjën,ka dhe plot produkte tjera me të cilat ky vend mund të krenohet, siç është djathi i shijshëm i dhisë, vaji

cilësor i ullirit,mjalti,duhani i krajës,krapi etj, ku të gjitha këto produkte këto ditë ekspozoheshin në tryezat e shitësve.

Nga kjo treve dolën artistë dhe letrar të shquar, ku nuk harrojnë që në rreshtat e letrës së tyre të hedhin bukurinë e Krajës, edhe në këtë manifestim, u shpërblyen 3 fituesit e konkursit te hapur per punimin me te mire letrar, qe i dedikohet geshtenjes.Vendi i pare morri shperblimin 200 euro, i dyte 100 kurse i treti 50 euro.

  • 1

    Radio