Sporti

Sporti Më shumë

Distria e bronztë në Botëror

Prej tvteuta7 October 2022

Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese kulmore. Ajo të premten fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos në Uzbekistan. Distria kishte tri fitore e një humbje në 52 kg. Për medalje të bronztë e mposhti izraeliten Gefen Primo. Primo mori tri dënime dhe kështu Distria fitoi me Ippon. Distria ka ndërruar kategorinë, por po vazhdon me suksese kulmore edhe në kategorinë e re. Për të është medalja e dytë në Botëror.