Interesante Më shumë

Dita Botërore e Çokollatës

Prej tvteuta14:31, 7 Korrik 2023

7 korriku i çdo viti, është dita që është rezervuar për të gjithë ju që e adhuroni çokollatën.

Në këtë ditë feste kushtuar çokollatës, ndjehuni të lirë të festoni e të shijoni çokollatën në secilën formë të saj. Madje edhe ju që jeni në dietë, kujtoni vetes që 7 korriku është justifikim për të ngrënë çokollatë në Ditën Botërore të Çokollatës.

Çokollata e cila gëzon popullaritet në mbarë botën, thuhet të ketë arritur për herë në Evropë më 7 korrik të vitit 1550.

Duke uruar gjithë juve që lexoni këtë artikull Ditën Botërore të Çokollatës, më poshtë po rendisim disa fakte për çokollatën:

1.Në të kaluarën çokollata përdorej si para

Në kohën e Majave, thuhet se fasulet e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se ari. Kultivimi i këtyre fasuleve ishte i kufizuar.

2. Çokollata e bardhë nuk është çokollatë e vërtetë

Në mënyrë që të klasifikohet si çokollatë e vërtetë, një produkt duhet të përmbaj kakao. Çokollata e bardhë nuk përmban kakao, por vetëm gjalpë kakao.

3. Mund të vdisni nëse hani shumë çokollatë

Çokollata përmban nivele të larta të një stimuluesi të fuqishëm të quajtur ‘theobromine’. Kështu, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktojë dështim të zemrës, dëmtim akut të veshkëve dhe dehidratim.

Një arsye më shumë që ngërnia në një sasi më të madhe, t’i kushtohet vetëm Ditës Botërore të Çokollatës.

4. Evropianët e kosumojnë shumë çokollatën

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kakaos, evropianët hanë pothuajse gjysmën e gjithë çokollatës që prodhohet në botë.

Çokollata është e mirë për shëndetit, mirëpo mos harroni, që të jetë më e shëndetshme për ju dukhet të përmbajë sa më shumë kakao. Më shumë kakao do të thotë edhe më shumë yndyra dhe pak më shumë kalori.

Gëzoni sot, Ditën Botërore të Çokollatës duke shijuar disa nga çokollatat tuaja të preferuara.

  • 1

    Radio