Rajoni/Bota Më shumë

DIPLOMATET BOTERORE TE SHOKUAR NGA NGJARJA NE TURQI

Prej tvteuta01:10, 16 Korrik 2016

Sekretari amerikan i Shteti John Kerry ka thënë nga Moska se shpreson që paqja dhe stabiliteti do të rikthehen në Turqi. Ai nuk ka komentuar më shumë rreth kësaj ngjarje duke thënë se nuk është i informuar drejt rreth situatës.Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se në Turqi është duke ndodhur një grusht shtet, por deri më tani nuk dihet se cila anë është duke e fituar, shkruan Retuers duke cituar një burim.

Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me ngjarjet në Turqi. Ai ka thënë se po monitorojnë ngjarjen dhe se është i shqetësuar me ngjarjet, transmeton Koha.net. “Shumë i shqetësuar nga ngjarjet që po zhvillohen në #Turkey. Ambasada jonë është duke monitoruar nga afër situatën. Britanikët duhet të ndjekin uebsajtin FCO për këshilla”, ka shkruar ai.

  • 1

    Radio