Aktuale Më shumë

Diaspora kranjane organizon piknik në vendlindje 2022

Prej tvteuta18:56, 9 Gusht 2022

Këto ditë në kuadër të Ditëve të Diasporës në Krajë, Shoqata “Kraja” me veprimtari në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim dhe bashkërendim me degën e saj në vendlindje gjegjësisht në Krajë organizuan Piknik në Muriq ku të pranishmit patën mundësinë të argëtohen me muzikë, lojëra të ndryshme dhe shëtitje me barkë etj.

Po ashtu në piknik për të gjithë të pranishmit kishte ushqim dhe pije falas të cilat u financuan nga diaspora e Muriqit  qe jetojnë dhe veprojnë ne kuadër te shoqatës se tyre në New York.

Për datën  09 gusht 2022 në ora 21:00 në qendër të Krajës (Ostros) është paraparë një mbrëmje muzikore ku të pranishmit do të argëtohen nga këngëtarët të mirnjohur vendor dhe më gjërë.

Më shumë rreth kësaj , në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

  • 1

    Radio