Politikë Më shumë

DIALOGU PARLAMENTARË VAZHDON ME RRETHIN E NGUSHTË

Prej tvteuta16:44, 5 Shkurt 2016

Liderët e partive parlamentare gjatë takimit të dialogut parlamentarë janë dakorduar që deri në fund të javës së ardhshme të përpilojnë  marrëveshtjen politike mbi formimin e qeverisë e cila do të punojnë në krijimin e ambientit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Në këtë dokument do të punojë grupacioni i ngushtë në të cilin do të marrin pjesë liderët e DEMOS-it, URA-s, Malit të Zi pozitiv,  SNP-së, si dhe katër përfaqësues të qeverisë. Kryeparlamentari Ranko Krivokapiq do të marrë pjesë në këtë grup si lider i SDP-së dhe koordinator i dialogur parlmentarë, i cili për shkak të përshpejtimit të marrëveshtjes  e ka përgatitur propozimin e këtij dokumenti.

Nga ana tjeter edhe kryeministri Gjukanoviq sot është paraqitur me dokument me verzion punues të titulluar “Elementet themelore të ofertës mbi pjesëmarrjen e partive parlamentare opozitare në Qeverinë e Malit të Zi, për shkak të shmangjes së dyshimeve  në sistemin zgjedhorë”.

dialoguuuu1

Me këtë dokument Gjukanoviq ka treguar gatishmëri  që opozitës ti jap hapësirë për pjesmarrje në  punën e qeverisë  në Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e financave, Ministrinë e punës dhe mirëqenjës sociale si dhe në Ministrinë e bujqësisë.

Pas takimit të fundit, kryeministri Gjukanoviq ka dekaruar se oferta e DPS-ës për opozitën nuk është përfundimtare dhe se mund të plotësohet, duke i ftuar të gjitha partitë opozitare që të marrin pjesë në qeveri dhe të ndihmojnë që shteti të përforcojë stabilitetin dhe të fitojë një qeverisje me kredibilitet, pas zgjedhjeve parlamentare.

Planin e vetë për formimin e qeverisë së përkohshme dhe të besueshmërisë në zgjedhje, e kanë prezentuar  Demosi, URA dhe SDP, të cilëve u është bashkangjitur edhe SNP e cila kërkon që qeveria kalimtare të ketë vetëm një nënkryetar I cili do të përzgjidhet nga radhët e partive të cilat nuk e votuan besimin e qeverisë aktuale. Poashtu kërkesa e SNP-së ishte që së bashku me zgjedhjet parlamentare të mbahet edhe referendumi mbi NATO.

Duke komentuar kerkesen e SNP-se për NATO, kryeministri Gjukanoviq tha se me Kushtetutë nuk është  e obligueshme mbajtja e këtij referendumi, dhe se vendimin për këtë do ta sjellë kuvendi dhe qeveria e re e cila do të formohet  pas zgjedhjeve të ardhshme.

Lideri I Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq,  ka deklaruar se plani I tyre I mundëson opozitës hyrjen në qeveri pas gati tre dekadash dhe në këtë mënyrë do të behet kontrollimi I pushtetit në ato pjesë ku është  I pranishëm keqpërdorimi për nevojat e zgjedhjeve.

Lideri I SDP-se  dhe kryesusesi I grupit për dialogun parlamentare Ranko Krivokapiq, deklaroi se janë dhënë  drejtimet themelore nga të gjitha subjektet për të arritur deri te vendimi përfundimtarë. Ai tha se egziston vullneti politik e të gjithëve, që të arrisim deri te propozim marrëveshtja deri në  fundi  të  javës së ardhshme.

  • 1

    Radio