Aktuale Më shumë

Dialogu parlamentar të jetë fleksibil dhe të gjejë zgjidhje

Prej tvteuta11:23, 19 Shkurt 2016

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Margaret En Uehara, u ka bërë ftesë pjesëmarrësve në dialogun parlamentar, qeverisë dhe opozitës, që të jenë fleksibël dhe të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë në favor të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

Uehara ka shpreh besimin se qeveria do të realizojë reformat zgjedhore në mënyrë të hapur dhe transparente dhe në pajtim me ligjin. Ajo në deklaratën për radion “Evropa e Lirë” ka theksuar se “anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit dhe se edhe përkundër rezultateve të shumta konkrete”.

“Mali i Zi duhet të vazhdojë me reforma, në veçanti nga sfera e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo, duke theksuar se SHBA mbështesin punën e prokurorisë supreme të shtetit dhe të prokurorisë speciale dhe i inkurajon ato që të vazhdojnë përpjekjet  me rëndësi kyçe për stabilitetin juridik të vendit.

  • 1

    Radio