Aktuale Më shumë

Dialogu Kosovë- Serbi do vazhdoj, nuk dihet kur rifillon

Prej tvteuta10:18, 5 Janar 2016

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë, por se kur do të nisë, nuk dihet ende. Njohësit e rrethanave politike thonë se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u zgjidhur kriza politike në vend. Ndërkohë zyrtarët qeveritar thonë se dialogu do të vazhdojë ngase është në interesin e Kosovës.

E vetë kryeministri Isa Mustafa ka thënë se para se të nisë dialogu pret nga Brukseli që fillimisht të ketë një përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave. Brukseli zyrtar ka paralajmëruar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nisë menjëherë në fillim të vitit 2016.

Për vazhdimin e dialogut flasin edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, por se kur do të nisë raundi I ri, nuk dihet ende. As vetë kryeministri Isa Mustafa nuk është I sigurt se kur do të vazhdojë dialogu. Në konferencën e fundvitit, Mustafa tha se fillimisht pret nga Brukseli përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave.

  • 1

    Radio