Aktuale Më shumë

“Dialog politik për të arritur një konsensus për përzgjedhjen e gjyqtarëve”

Prej tvteuta10:05, 21 Tetor 2022

Procesi i zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është një tentativë e rreme për të garantuar funksionalitetin e saj, ndërsa në fakt fsheh synimin thelbësor për ta mbajtur këtë institucion jetik shtetëror në gjendje të bllokadës, tha presidenti dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq.

Në një intervistë për Pobjedën, ai tha se e vetmja gjë e duhur që duhet bërë është që çështja të kthehet në Komisionin Kushtetues dhe të tentohet të arrihet një konsensus përmes dialogut politik që do të sigurojë një shumicë prej dy të tretash për zgjedhjen e gjyqtarëve.

“Kjo do të jetë realiste vetëm atëherë kur të paktën dikush nga shumica e tanishme parlamentare të pushojë së ndjekuri interesat e qendrave të jashtme politike, të cilat edhe përmes procesit të plotësimit të vendeve vakante në pozitat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dëshirojnë ta paraqesin Malin e Zi si gjendje jofunksionale”, tha Gjukanoviq.

Ai tha se konkurrentët e tyre politikë vendosën të propozojnë kandidatët e tyre për gjyqtarë, pa konsultime paraprake dhe dialog me klubet e tjera parlamentare, duke përjashtuar gjysmën e përfaqësuesve të Kuvendit të Malit të Zi nga ai proces.

“Ne e kemi vërejtur një marrëdhënie të tillë dhe për këtë arsye kemi thënë qartë se edhe ne do të përjashtohemi nga procesi i votimit në seancën e Kuvendit, pra nga procesi që paraqet tentativë të rreme për të siguruar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, dhe në fakt fsheh qëllimin thelbësor që institucioni shtetëror është në gjendje të bllokadës”, tha Gjukanoviq.

  • 1

    Radio