Rajoni/Bota Më shumë

Dhuron 10 milionë dollarë për bamirësi në periudhën e pandemisë

Prej tvteuta13:38, 4 Prill 2020

Prezantuesja dhe miliarderia Oprah Winfrey, 66 vjeçe, njoftoi se do të dhurojë 10 milion dollarë për të mbështetur njerëzit në të gjithë vendin , shkruajnë mediat botërore.

Oprah tha që 1 milion dollarë do i lëshojë në Fondin e Ushqimit të Amerikës, qëllimi i të cilit është që të gjithë të kanë qasje në ushqim.

Fondi I ushqimit  u krijua nga Leonardo DiCaprio, Laurene Powell Jobs, Apple, dhe Fondacioni Ford.

Në krye të dhurimit të saj prej 10 milion dollarësh, Oprah edhe  ka ndihmuar njerëzit që të marrin njoftime dhe këshilla mbi pandeminë me një seri në Apple TV +,që e ka emëruar “Oprah Talks COVID-19”.

Në këtë seri, Oprah zhvillon biseda të largëta me ekspertë dhe njerëz të përditshëm për të ofruar njohuri, kuptim dhe këshilla të prekshme për shpirtin njerëzor.

Mysafirë në shfaqje deri më tani kanë qenë aktori Idris Elba, i cili ka rezultuar pozitivisht për coronavirus, miku i ngushtë i Oprah-as, Pastor Wintley Phipps, dhe DJ D-Nice.

  • 1

    Radio