Aktuale Më shumë

Dhoma e tregtisë lajmëron kundërmasa ndaj importit nga Shqipëria

Prej tvteuta17:35, 15 Nëntor 2016

Dhoma e tregitisë së Malit të Zi ka paralajmëruar kundërmasa ndaj shkeljes së Marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore (CEFTA) nga ana e Shqipërisë, shkruan portali Antena M. Sipas tyre, Shqipëria po vështirëson hyrjen e prodhimeve qumështore nga Mali i Zi në bazë të Rregullores për nivelin e aflatoksinit, kurse një gjë të tillë nuk e bën për vendet e rajonit, kurse taksa e prodhimeve alkooloke nga Mali i Zi është dy herë më e lartë se e atyre vendase.

Për këto arsye nga Dhoma e tregtisë kanë njoftuar se nëse kjo politikë nuk nddryshon në dy muajt e ardhshëm, atëherë në pranverë do të vendosin kundërmasa ndaj importit të pemëve dhe perimeve nga Shqipëria.

  • 1

    Radio