Aktuale Më shumë

Dështon takimi i liderëve politik. Gjukanoviq mungoi, krerët e FD u larguan nga takimi

Prej tvteuta16:42, 9 Nëntor 2022

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Danijella Gjuroviq, i ftoi për sot krerët e partive politike parlamentare në takim i cili duhej të fillonte dialogun për kapërcimin e krizës politike. Në rendin e ditës duhet të ishte edhe fati i amendamenteve të Ligjit për Presidentin, të cilin presidenti Milo Gjukanoviq ia ktheu Kuvendit për rivendim. Në takim u paraqitën kryetarët e të gjitha subjekteve, përveç Millo Gjukanoviq dhe Rashko Konjeviq, çka ngjalli pakënaqësi tek krerët e Frontit Demokratik, të cilët vetëm pas pak minutave e lëshuan takimin. Atyre iu bashkangjiten edhe kryetarët e Partisë Punëtore, Malit të Zi të Vërtetë dhe Malit të Zi të Bashkuar.

Ata pas daljes nga takimi mbajtën një konferencë për media, ku njoftuan se më nuk do të pranojnë vazhdimin e dialogut, pasi Gjukanoviq me mospjesmarrjen në takimin e sotëm ka dëshmuar se nuk është i përkushtuar për arritjen e kompromisit. “Me mungesën e tij, Gjukanoviq tregoi se nuk dëshiron bisedime, në mënyrë që të arrihet një kompromis apo konsensus. Sa i përket FD me këtë ka përfunduar çdo iniciative në këtë drejtim, sepse mesa duket PDS ka zgjedhur luftën jashtë-institucionale”, tha një nga liderët e këtij grupimi, Millan Knezheviq. Pas takimit edhe Abazoviq u deklarua lidhur me takimin, duke thënë se Mali i Zi nuk ndodhet në situatë të jashtëzakonshme, dhe se vendin drejt destabilizimit po mundohen ta shtyjnë ata që po humbin përkrahjen me shpejtësi. Ai përsëriti thirrjen që të arrihet dialogu për zgjedhjen e të paktën një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Në takim, Gjukanoviq dhe Konjeviq, ishin prezent të gjithë kryetarët e partive të tjera, ndër ta edhe kryetari i LQ ABR, Dritan Abazoviq, si dhe përfaqësuesit e partive të pakicave, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu.

  • 1

    Radio