Dështon dialogu parlamentar
Prej tvteuta20 February 2016
Dialogu në mes pozitës dhe opozitës për arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve parlamentare ka dështuar për shkak të se nuk u arrit një konsenzus për kontrollin e Radiotelevizionit të Malit të Zi si dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq. Poashtu kryeministri Gjukanoviq ka refuzuar pjesmarrjen e opozitës në Agjensinë për sigurim kombëtar, pushtetet lokale dhe ndërmarrjet shtetërore. Krivokapiq pas takimit ka deklaruar se pozita e tij nuk është problem pasi nëse Gjukanoviq pranon kërkesat e tjera, ai momentalisht jep dorëheqjen.