Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Deputetja: Si më shkatërroi politika jetën

Prej tvteuta28 April 2016

“Më rrënuan vetëm në 5 minuta pas 15 vjetësh luftë në politikë”, rrëfeu Ermira Mehmeti në Tiranë, deputetja e BDI-së, të cilën e përfshinë në një skandal audio përgjimesh një muaj më parë.“Pagova çmimin -tha deputetja- për luftën time për të ndryshuar gjendjen në Maqedoni, për të demokratizuar më tepër vendin në një shoqëri të egër dhe tejet konservatore”. “Vallë si u bë që ky përgjim, i ashtuquajtur autentik, tërësisht i montuar të përfshijë figurën apo personalitetin tim, një femre shqiptare që në një shoqëri të fragmentuar ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën, nuk kanë kontrollin e plotë dhe të barabartë të institucioneve, sidomos të Ministrisë së Brendshme, të jetë e cila e paska shkelur moralin e saj. Nuk mund të them akoma nëse unë, apo cilado femër, të vazhdojë betejën politike sepse akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël”, tha Mehmeti.Por në pjesën tjetër të diskutimit të saj, ajo ngriti besimin se femrat mund të luftojnë padrejtësitë. Ajo përmendi tre prokurorë specialë në Maqedoni, mes të cilave një shqiptare, që po luftojnë me krimin dhe për të drejtën.