Deputeti Gjeloshaj shpalos aktivitetet ne Malesi
Prej tvteuta26 August 2016

Deputeti i ASH-se Nik Gjeloshaj, permes statusi te tij ne FB njofton per aktivitetet e radhes te cilat po zhvillohen ne te mire te banoreve te Malesise, si rezultat i angazhimit te tij si deputet. Mbas disa muajsh analiza dhe punë të ekspertëve, dhe pas shume vite pritjesh nga ana e banoreve është definuare zgjidhja teknike e vetme për ujësjellësin për zonën e Hotit. Deputeti Geloshaj njofton se zgjidhja teknike ideore është përfunduar dhe ujësjellësi për Drume, Spi, Skorraq, Arzë, Helmicë, Nabom dhe Traboin do të ketë burimin nga rezervoaret në Qafë të Kishës, nga ku furnizohet edhe Malësia me ujë. Projekti kryesor, në bazë të cilit bëhet edhe tenderi publik do të përfundohet shumë shpejt dhe pritet që për një kohë të shkurtër të shpallet edhe fituesi. Të gjithë pjesa e para fillimit të punimeve është realizuar nga Ujësjellësi i Podgoricës, ndërsa financimi do të bëhët nga mjetet që janë ndarë nga Ministria e Financave në bazë të amandamentit te cilin zoteri Gjeloshaj e ka dorezuar në dhjetor të vitit 2014 ne Kuvendin e Malit te Zi.