Deputetët sot votojnë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Prej tvteuta09:37, 21 Tetor 2022

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot duhet të votojnë për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.

Komisioni Kushtetues propozoi që në këto pozita të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jellena Ruzhiçiq.

PDS njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në votimin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pa votën e tyre, zgjedhjet me shumicë prej dy të tretash nuk janë të mundshme.

Propozimi për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u përcaktua me votat e përfaqësuesve të Frontit Demokratik, Malit të Zi Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Ato u propozuan në bazë të një thirrjeje publike nga 1 gushti dhe 17 kandidatë i plotësuan kushtet ligjore.

Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkon mbështetjen e dy të tretave në parlament dhe Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi se ata nuk do të marrin pjesë në votim.

Gjykata Kushtetuese, nga gjithsej shtatë, tashmë ka vetëm tre anëtarë dhe nuk ka kuorum vendimmarrës.

Kryetar i gjykatës është Budimir Shqepanoviq, ndërsa anëtarë Millorad Gogiq dhe Desanka Llopiçiq.

Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 12 vjet.

  • 1

    Radio