Sociale Më shumë

Deputetet propozuan rezolutën për përkrahjen e anëtarësimit në NATO

Prej tvteuta10:19, 10 Qershor 2016

Deputetet e PDS, Malit të Zi Pozitiv, Socialdemokrateve, Partisë Liberale dhe Partive të pakicave, e dorëzuan dje propozim rezolutën për përkrahjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe kërkuan seancë të jashtëzakonshme të parlamentit në të cilën do të debatohej për këtë dokument.

Propozim rezolutën në procedurën kuvendore e dorëzuan, Millutin Simoviq, Miodrag Vukoviq, Mevlludin Nuhoxhiq, Obrad Stanishiq, Predrag Sekuliq, Sulo Mustafiq, Goran Tuponja, Damir Shehoviq, Lerka Dragiçeviq, Genc Nimanbegu dhe Andrija Popoviq. Në këtë propozim rezolutë thuhet se Mali i Zi pas dhjetë viteve të ripërtëritjes së pavarësisë, gjatë tërë kësaj kohe, ka treguar vizion të qartë dhe qëndrueshmëri në realizimin e prioritete strategjike të politikës së jashtme- anëtarësimit në NATO dhe në UE.

 

  • 1

    Radio