Politikë Më shumë

Deputetët pro serb bojkotojnë fjalimin e Metës në gjuhën shqipe

Prej tvteuta19:42, 12 Korrik 2016

Pasi një pjesë e opozitës pro-serbe në Kuvendin e Malit të Zi kishte vendosur  transparentin “Populli i Malit të Zi dhe nuk e ka pranuar, Kosova është zemra e Serbisë”, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta , i cili sot ndodhet për vizitë në Mal të Zi, tha se Shqipëria në baza ditore po përmirson marrëdhëniet me Serbinë, dhe shpreson se së shpejti do të jenë në të njëjtin nivel si me Malin e Zi. Duke iu drejtuar deputetëve që kishin vendosur të bojkotonin Kuvendin gjatë fjalimit të tij, Meta tha se dy vendet janë të fokusuar për të punuar së bashku për të mirën e rajonit.. “Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Serbisë janë duke pasur një progres të kënaqshëm. Ne shpresojmë se ato së shpejti do të arrijnë nivelin e marrëdhënieve që  kemi me Malin e Zi “, tha Meta gjatë fjalimit inaugurues në gjuhën shqipe në parlamentin e Malit të Zi.

“Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe përbëjnë shembull në Ballkan. Shqiptarët kurrë nuk do të harrojnë besën e Malit të Zi, i cili u ofroi mikpritje mijëra shqiptarëve nga Kosova në vitin ’99. “tha në mes tjerash Meta.

  • 1

    Radio