Politikë Më shumë

Deputetët në një vizitë studimore në Madrid

Prej tvteuta13:34, 25 Shkurt 2024

Vizita është pjesë e projektit “forcimi i kapaciteteve dhe proceseve për qeverisje të mirë në mal të zi” i zbatuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan IRI.
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi, anëtarët e Forumit joformal shumëpartiak për Qeverisje të Mirë, Drazhen Petriq, Drita Llolla, Amer Smailoviq dhe Boris Mugosha, së bashku me përfaqësues të se komunes se Cetinjes dhe komunave të Tivarit, Plavës dhe Zhablakut, qëndruan në Madrid nga data 20 deri më 23 shkurt në kuadër të vizitës studimore Administrim i hapur dhe qeverisje e mirë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me rastet e praktikës krahasuese në zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë brenda parlamentit dhe në nivel lokal, në lidhje me bashkëpunimin shumëpartiak dhe zbatimin e iniciativës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur.
Në kuadër të vizitës u zhvilluan takime me deputetë të Parlamentit spanjoll përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Madridit dhe Ministrisë së Transformimit Dixhital dhe Administratës Publike.
Me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Juan Carlos Ruiz-Boix, është biseduar për integrimin evropian të Malit të Zi dhe për reformat që janë duke u realizuar gjatë rrugës, me shpresën që Mali i Zi së shpejti të jetë pjesë e familjes së BE-së. U konfirmua mbështetja e fortë për zgjerimin e BE-së dhe rëndësia e aleancës së NATO-s. U prezantuan rezultatet pas presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së, veçanërisht në politikat e tranzicionit të gjelbër, forcimit të drejtësisë sociale dhe unitetit të BE-së.

  • 1

    Radio