Deputetët e Partisë boshnjake do të votojnë për mosbesimin e Qeverisë

Prej tvteuta20:48, 19 Gusht 2022

Kryesia e Partisë Boshnjake, në bazë të rekomandimit që i është dhënë nga Këshilli qëndror, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që deputetët e Partisë boshnjake të votojnë për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, ka bërë të ditur zëdhënësi i PB-së, Adel Omeragiq.
Duke pranuar faktin se qeveria aktuale ka humbur besimin e shumicës në parlament, siç shtoi ai, në një kohë kur Mali i Zi është në prag të një krize ekonomike dhe energjitike, por edhe në një kohë kur kemi një perspektivë të qartë evropiane, e cila na është dhënë falë situatës aktuale gjeopolitike, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha forcave politike, të përkushtuara për të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi, që nga nesër, pavarësisht nga rezultati i votimit të sotëm, të fillojmë bashkërisht, fuqishëm, me vendime të përgjegjshme shtetërore, në favor të qytetarëve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio