Deputetet e Parlamentit evropian letër për Gjukanoviqin dhe Gvozdenoviqin

Prej tvteuta09:46, 7 Prill 2016

Deputetet e Parlamentit evropianë Aneliz Dods dhe Teri Rajntke u kanë dërguar letër kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe ministrit për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq në prag të konferencës së dytë për mbrojtjen e kripores së Ulqinit e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër.

Dy deputetet e Parlamentit evropianë kanë theksuar se parlamenti evropianë i ka dhënë rëndësi kripores së Ulqinit si lokalitet më i rëndësishëm në bregun perëndimor të Adriatikut për qëndrimin e shpendëve gjatë stinës së dimrit. Ato kanë përshëndetur faktin se qeveria i ka ndërmarr hapat e parë me qëllim të mbrojtjes së kripores siç është riparimi i pompave për nxjerrjen e ujit dhe vendosja e administratës së përkohshme në kripore.

  • 1

    Radio