Aktuale Më shumë

Departamenti i Shtetit i ofron ndihmë Malit të Zi me sulmet kibernetike

Prej tvteuta14:56, 30 Gusht 2022

Departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-ja po shqyrton mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur çdo kërkese për mbështetje qeverisë së Malit të Zi në lidhje me sulmet e shpeshta kibernetike në infrastrukturën e saj.

“Ne jemi në dijeni të incidentit dhe jemi në konsultim me qeverinë malazeze,” tha zëdhënësi i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës.

NATO shprehu gjithashtu gatishmërinë e saj për të ndihmuar autoritetet malazeze javën e kaluar. Sulmet kibernetike ndaj Malit të Zi dhe llojet e mbështetjes që SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të Aleancës mund t’i ofrojnë Podgoricës u diskutuan të hënën nga zv. kryeministri në mandat teknik, ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviç dhe ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Judy Rajing Rajnke.

“Mali i Zi vlerëson shumë reagimin e shpejtë të aleatëve të tij, me të cilët do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen dhe ndreqjen e pasojave të këtij sulmi jashtëzakonisht të fortë dhe të mirëorganizuar”, thuhet në njoftimin në Twitter.

  • 1

    Radio