Politikë

Aktuale Më shumë

Demos qëndron në qeveri. Pritet vendimi i PSD-së

Prej tvteuta16 August 2016

Demos do të vazhdojë të qëndrojë në qeverinë e besimit zgjedhor, tha për Radio televizionin e Malit të Zi lideri i partisë Miodrag Lekiq, pas seancës së Këshillit Qendror të mbajtur në  Zhabljak. Lekiq tha se do të qëndrojnë në Qeveri për sa kohë që ekziston mundësia e krijimit të  kushteve për zgjedhje të lira dhe të drejta. Ai vuri në dukje se tashmë Demos ka parandaluar shumë abuzime, dhe se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Lekiq poashtu tha se Demos me kohë ka zgjedhur opsionin për të dalur të vetëm në zgjedhje, por është edhe në bisedime të vazhdueshme me partitë e tjera opozitare. Sipas disa mediave, edhe Partia Socilademokrate k ashumë gjasa që të qëndrojë në Qeveri, edhe pse konfirmimi zyrtar pritet pas mbledhjes së Këshillit Qëndror që do të mbahet me 22 gusht.