Politikë

Aktuale Më shumë

Demos dhe PSP pranë bashkëpunimit?

Prej tvteuta10 August 2016

Partia Socialiste Popullore dhe Demos janë në prag të fillimit të negociatave zyrtare për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare, shkruan Pobjeda, bazuar në burime të shumta nga të dyja palët. Sipas informatave jozyrtare, por të besueshme të gazetës, në kontaktet e deritanishme  joformale  udhëheqësit e dy partive kanë arritur një shkallë të lartë të konsensusit mbi objektivat e një koalicioni të mundshëm, i cili do të jetë i bazuar në programin dhe parimet e përbashkëta politike . Negociatat formale në mes këtyre dy subjekteve do ti jepnin fund spekullimeve për një bashkëpunim të mundshëm në mes Demos , URA dhe Partisë Socialdemokrate.