Aktuale Më shumë

Demokratët të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit në periudhën e ardhshme

Prej tvteuta12:37, 20 Gusht 2022

Nënkryetari i URA-s, Goran Gjuroviq tha se Mali i Zi Demokratik, i cili “tani është pjesë e shumicës së re parlamentare”, ka mundësinë të formojë një qeveri të re me Gjukanoviqin, Shehoviqin dhe Konjeviqin dhe të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit në periudhën e ardhshme.

“Dje hodhët poshtë ofertën e URA-s dhe SNP-së për rindërtim dhe vetëm për shkak të urrejtjes ndaj Dritan Abazoviqit rrëzuat Qeverinë e cila ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore. Ky është një fakt që duhet ta dinë qytetarët e Malit të Zi, sidomos të gjithë ata që pritën një dekadë që të nënshkruhet kjo kontratë dhe të zgjidhet kjo çështje. Jemi krenarë për gjithçka që është bërë deri më tani dhe paqësisht po shkojmë në opozitë”, tha Gjuroviq.

Ai shtoi se tashmë e gjithë përgjegjësia është mbi Demokratët.

“Ne jemi para një vjeshtë të vështirë, Malin e Zi e presin shumë sfida dhe që nga mbrëmja e kaluar ju keni marrë të gjitha përgjegjësitë për fatin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi. Merrni përgjegjësinë pa e fshehur – respektoni deri në fund marrëveshjen e bërë nga Gjukanoviq dhe Beçiq”, përfundoi Gjuroviq.

  • 1

    Radio