Demokratët pa vendim konkret për mosbesimin e Qeverisë

Prej tvteuta09:17, 19 Gusht 2022

Kryesia e Malit të Zi Demokratik autorizoi klubin e deputetëve që në bazë të diskutimit në Kuvend, qëndrimeve, atmosferës dhe argumenteve të përgjithshme, të marrë vendim përfundimtar lidhur me votën e mosbesimit ndaj Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Siç thuhet në njoftim, kryesia vlerëson se në këtë moment ka një numër të madh arsyesh për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë aktuale. Ata theksuan se pavarësisht kësaj, Demokratët nuk kanë ndërmend që edhe në rast të mosbesimit të Qeverisë të hyjnë në, siç thanë ata, modele mashtruese politike siç kanë bërë PSPdhe ABR, sepse për ta vullneti i popullit ka qenë dhe do të jetë ylli udhërrëfyes.

  • 1

    Radio