Politikë

Aktuale Më shumë

Demokratët: Iniciativa është një broshurë joserioze politike

Prej tvteuta19 August 2022

Deputeti I Demokratëve Boris Bogdanoviq tha se iniciativa për rikonstruktimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi nuk është  përpunuar dhe nuk përmban propozim për strukturën e Qeverisë së Malit të Zi dhe se nuk është nënshkruar nga 32 deputetë. “Kjo Inicitivë është mjegull, një broshurë joserioze politike me të cilën ata mbesin me qëndrimet e tyre të mëparshme se nuk ka marrëveshje para se Qeveria të marrë mbështetje në Kuvend”, tha kryetari i Klubit të deputetëve të Demokratë-Demos “Paqja është kombi ynë”.