DËME TË MËDHA NË GJIMNAZIN “VËLLAZËRIM-BASHKIMI”
Prej tvteuta16:45, 13 Qershor 2016
Pas të reshurave të shumta të cilat kanë kapluar Ulqinin të dielen në mbrëmje, nga objektet e shumta të cilat i ka goditur moti, dëme të mëdha ka pësuar edhe Shkolla e mesme e kombinuar Vellazerim-Bashkimi. Uji ka hyrë në të gjithë hapësirën në katin e parë. Biblioteka e shkollës, zyret, kabinetet dhe korridori kanë pësuar dëme të mëdha materjale. Janë prishur kompjuterat, fondi i bibliotekës, video projektori dhe dokumentacionet.
Nga ky institucion deklarojnë se uji ishte më i lartë se herëve të tjera por është tërhequr shpejt.