Sociale Më shumë

Dëme të konsiderueshme në Anë të Malit(video)

Prej tvteuta14:42, 13 Janar 2015

Era e fortë veriore e cila ka fryrë të dielën mbrëma me 11 janar banorëve të zonës së Anës së Malit ju ka sjellë dëme të konsiderueshme. Gjer më tani në sekretariatin për ekonomi kanë arritur 25 kërkesa për të evituar dëmet e shkaktuara.

Në përgjithësi  dëme ka pasur më shumë në zbulimin e pullazeve të shtëpive dhe stalla të bagëtive, si dhe dëme në të mbjella  –deklaron për televizionin Teuta kryetari I komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare –Milazim Mustafa.

 

“Komisioni është në terren ku  edhe do të jetë gjatë gjithë kësaj jave, shpresoi që deri në fund të javës do të kemi një pasqyrë më të qartë të dëmeve, dhe do arrimë të bëjmë vlerësimin e tyre”,- shprehet Mustafa  duke shtuar që banorët e Zonës së Anës së Malit thonë që kjo erë e fuqishme nuk mbahet mend në 60 vitet e fundit. Fshtrat më të prekura sipas arritjes së kërkesave janë: Katërkolla, Shasi, Sukubina, Brajsha dhe Lisna .

Rikujtojmë që akoma qytetarëve tanë nuk është paguar dëmshpërblimi për vitin 2014 ku nga përbytjet janë shkatuar dëme të mëdha në të mbjedh . Nga komisioni lokal dëmet janë vlerësuar të jenë 456,756 euro. Komuna e Ulqinit të gjithë dokumentacionin përkatës e ka dorëzuar Qeverisë së Malit të Zi, por akoma deri në ditën e sotme nuk është fituar ndonjë përgjegje.

Nga kjo shumë 114,850 janë dëme në objekte të ndryshme,ndërsa 326,000 dëme që janë shkaktur në bujqësi.

Në fund Z. Mustafa i bënë apel të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur dëme të paraqiten në Sekretariatin për ekonomi, apo të thërrasin në telefon për të dalë komisioni në terren dhe të evitoi dëmet e shkatuara.

  • 1

    Radio