Politikë Më shumë

Demarkacioni vë në rrezik koalicionin

Prej tvteuta10:37, 28 Korrik 2016

Në pikëpyetje do të vihet koalicioni qeverisës ne Kosovë  pas vendimmarrjes për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shkak të dallimeve që partitë kryesore në pushtet kanë për kufirin.

Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i këtij subjekti politik. Në fillim të vitit, Thaçi është zgjedhur president i shtetit dhe, me të marrë mandatin, ka hequr dorë nga funksioni partiak. Prej atëherë, jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva per demarkacionin. E këtë javë nga kjo parti ka dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar.Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa dhe partia të cilën e drejton, Lidhja Demokratike, kanë mbetur jetimë në insistimin që me çdo kusht duhet ratifikuar versioni aktual i demarkacionit, për të cilin ekspertë dhe opozita prej një viti kanë alarmuar se ia tkurrë territorin shtetit për rreth 8 mijë hektarë.

Qëndrimi është mbështetur edhe nga forume të larta partiake, sikur është Kryesia.

  • 1

    Radio