Politikë

Aktuale Më shumë

Demarkacioni, jashtë seancës së ardhshme

Prej tvteuta4 June 2016

Edhe pse ishte paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës se gjatë muajit qershor do të procedohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim, duket se në fillim të këtij muaji kjo nuk do të ndodhë. Kryesia e Kuvendit të Kosovës, dje ka mbajtur mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, dhe ka caktuar rendin e ditës për seancën e 9 qershorit, por demarkacioni nuk është pjesë e agjendës. Megjithatë ligjvënësit opozitarë druajnë se kjo marrëveshje mund të kontrabandohet në Kuvend dhe të ngrihet si mocion, pa paralajmërim. Nga Vetëvendosja parlajmërojnë senuk do të lejojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi ngase humbja e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës është e papranueshme.