Rajoni/Bota Më shumë

Deda : Rrezik për luftë civile

Prej tvteuta10:01, 4 Nëntor 2015

Nëse pozita dhe opozita nuk merren vesh për tejkalimin e krizës parlamentare, atëherë rreziku për një konflikt brenda shqiptarëve është shumë i mundshëm.

Madje konflikti mund të gjenerojë në një luftë të panevojshme civile, që do të ishte katastrofike për Kosovën.Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe “rezistuesi i fundit” opozitar në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda.

Ai ishte i vetmi deputet nga opozita i cili jo vetëm që qëndroi në seancën e ratifikimit të MSA-së, por edhe votoi pro dhe bëri që të futet shtesa “Republikë” në marrëveshje.

Deda për këto dallime me partinë e tij dhe bllokun opozitar ka thënë se është i gatshëm që të bartë përgjegjësinë individuale, edhe pse këto dallime në botën demokratike, sipas tij, janë normale dhe “ata që mendojnë ndryshe kanë probleme me të kuptuarit e demokracisë”.

Ndërkohë ka përmendur Komisionin e Venedikut si propozim i cili do t’i jepte fund maratonës së krizës.

  • 1

    Radio