Politikë Më shumë

Debatohet propozim rezoluta për integrimet në NATO

Prej tvteuta10:24, 16 Shtator 2015

Ne kuvendin e Malit te Zi, ka filluar shqyrtimi i propozim rezolutës për mbështetjen e integrimit te Malit te Zi në NATO. Nga koalicioni qeveritarë kanë paralajmëruar se do të votojnë për këtë dokument ,ndërkaq përfaqësuesit opozitare janë të ndare lidhur me përkrahjen kësaj rezolute. Përfaqësuesi i propozuesit, deputeti i PDS, Millutin Simoviq, ka deklaruar se aktet paraprake si dhe propozimi i rezolutës kontribuojnë zhvillimit te demokracisë dhe avancimit të drejtave të njeriut. Ai pohoi se kjo temë meritonë të debatohet ne parlament. Kryetari i Këshillit për sigurinë, Mevludin Nuhoxhiq, ka deklaruar se debatin për NATO-n duhet pozicionuar mbi politiken e ditës. As një vend ne botën e sotme nuk mund të luftojë i vetëm me sfidat e shumta të sigurisë,ka thënë Nuhoxhiq. Kryetari i kuvendit, Ranko Krivokapiq, pohoi se pas ripërtëritjes së pavarësisë ,anëtarësimi në NATO është vendim i rëndësishëm për qytetarët e Malit të Zi.

  • 1

    Radio