Debatohet propozim -ligji për Qeverinë

Prej tvteuta09:42, 19 Tetor 2022

Tryeza e rrumbullakët në të cilën do të debatohet për projekt -ligjin për Qeverinë, do të mbahet të premten në Podgoricë, u njoftua nga Ministria e Administratës Publike. Nga kjo Ministri, i ftuan të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të përfshihen në procesin e diskutimit.
Nga Ministria e Administratës Publike, thanë se të gjithë të interesuarit, vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet për projektligjin në fjalë, mund t’ia dërgojnë me shkrim Qeverisë, respektivisht këtij resori, në mënyrë që me punë të përbashkët të kontribuojnë në avancimin e zgjidhjeve të propozuara. Debati publik për tekstin e projekt ligjit për Qeverinë, filloi në 21 shtator dhe do të zgjasë 40 ditë, thanë nga Ministria e Administratës Publike.

  • 1

    Radio