DASH kritikon marrëveshjen Serbi-Rusi

Prej tvteuta09:31, 30 Shtator 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehësuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht të gabuar. Sipas DASH asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, në një kohë që ajo vazhdon agresionin në Ukrainë.

Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për konsultime të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov. Marrëveshja u nënshkrua ndërsa dy ministrat ndodheshin në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

 

  • 1

    Radio