Aktuale Më shumë

Dardan Koliqi zgjedhet kandidati direkt i partisë së gjelbër gjermane

Prej tvteuta14:23, 5 Tetor 2022

Me 100% të votave Dardan Koliqi është zgjedhur kandidati direkt i partisë së gjelbër gjermane në zonën elektorale 107 München-Ramersdorf për zgjedhjet e parlamentit të Bavarisë së Epërme.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes postimit në rrejtin e tij social facebook, ku ndër të tjera ka shkruar:

“Më mungojnë fjalët për përkrahjen dhe besimin e marrë dhe jam shumë i lumtur të formoj “ekipin e gjelbër” në juglindje të Mynihut me Sanne Kurz, kandidate për parlamentin e Bavarisë. Me padurim pres fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm.”

  • 1

    Radio