Aktuale Më shumë

Danilloviq nuk e nënshkroi listën e zgjedhësve

Prej tvteuta10:08, 6 Tetor 2016

Ministri i punëve të mbrendshme Goran Danilloviq refuzoi të nënshkruajë listën e zgjedhësve, afati për të cilin skadoi në mesnatë. Danilloviq tha se nuk dëshiron në pengojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve por se i duhet të respektojë nënshkrimin e tij.

Ai tha se për secilin problem legal ekziston zgjidhje, dhe nuk sheh arsye pse të jetë ndryshe në këtë rast. Danilloviq më herët në tubimin parazgjedhor të “Çelësit” në Pluzhine paralajmëroi se nuk do ta nënshkruaj listën për arsye të ndërrimit të vendvotimit për më shumë se 100.000 votues.

  • 1

    Radio