Aktuale Më shumë

Damjanoviq nuk beson se Gjukanoviq do të shpërndajë Kuvendin

Prej tvteuta18:28, 15 Mars 2023

Ministri i financave Aleksandar Damjanoviq, tha për RTMZ se nuk beson që  presidenti Millo Gjukanoviq do ta shpërndajë Kuvendin e Malit të Zi derisa Gjykata Kushtetuese të deklarohet lidhur me ndryshimet në Ligjin për Presidentin që ia mundësojnë një gjë të tillë.

“Mendoj se gjithë kësaj do t’i paraprijë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlefshmërinë e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin. Vetëm pas kësaj pres që të ndodhin aktivitete të caktuara,  nëse do të jetë formimi i një qeverie të re apo ndonjë variant tjetër do ta shohim”, tha Damjanoviq.

Lidhur me zgjedhjet presienciale, ai tha se është normale që në raundin e dytë të përkra secilin kandidat të mazhorancës aktuale që del nga raundi i parë.

  • 1

    Radio