Damjanoviq njofton rritje të pagave në sektorin publik

Prej tvteuta17:27, 4 Nëntor 2022

Këshilli për ekonomi i Kuvendit të Malit të Zi organizoi sot seancë tematike në të cilën u diskutua situata ekonomike në vend dhe sfidat që e presin vendin.  Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq bëri  të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm do të dorëzohet në Kuvend deri më 15 nëntor dhe se pagat në sektorin publik do të pësojnë rritje.

-“Jam i bindur se duke qetësuar tensionet politike, do të arrijmë një horizont të qëndrueshëm në vitin 2023, pa marrë parasysh se si ai do të jetë. Ekziston mundësia e një recesioni në tregjet nga SHBA-ja në Evropë dhe kjo reflektohet edhe në Mal të Zi si një ekonomi e varur.”, sqaroi ministri.

Anëtari i Lëvizjes për Ndryshime (PzP) Branko Radulloviq tha se për Malin e Zi ka ardhur kohë decizive.

“Para së gjithash, ne duhet të miratojmë një platformë të rritjes dhe zhvillimit afatmesëm me konsens të gjerë shoqëror, të miratojmë një politikë të re ekonomike dhe sociale, të themelojmë një institut për zhvillimin e Malit të Zi, të miratojmë një plan hapësinor cilësor, dhe dokumente të sektorit strategjik – tha ai. Sipas tij, paga minimale duhet të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare neto të jetë 750 euro. Radulloviq tha se në takim ishin të ftuar edhe ish ministrat e qeverisë së Krivokapiq Millojko Spajiq dhe  Jakov Millatoviq, por edhe Gordana Gjuroviq ish ministre në qeveritë e PDS, por nuk kanë dënjuar as të kthejnë përgjigje.

  • 1

    Radio