Aktuale Më shumë

Dallgët marrin 13 vjeçarin. Kërkimet pa rezultat

Prej tvteuta17:13, 18 Janar 2023

Një djalë 13 vjeçar është shpallur në kërkim mbrëmë vonë, pasi dyshohet se është marrë nga valët e detit, në shetitoren e Herceg Novit. Kërkimet e ditës së sotme nuk ishin të suksesëshme, dhe do të vazhdojnë përsëri nesër.

“Aksioni për sot është pezulluar. Vazhdojmë nesër në orën tetë. Do të angazhojmë të gjitha institucionet.”– tha Zharko Lukshiq nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Portit në një deklaratë për portalin Dan. Danilo Mijajloviq nga Shoqata e Zhytjes tha se dukshmëria nën ujë është shumë e ulët dhe se kërkimi do të vazhdojë edhe nesër.

Në gjirin e Herceg Novit, sipas informacioneve jozyrtare, mbrëmë dallgët kanë arritur deri në tre metra… Mot i keq pritet edhe sonte. Kujtojmë se autoritetet paralajmëruan për kushte shumë të këqija moti për këtë javë me alarm të kuq që vlen për të gjithë territorin e Malit të Zi.

  • 1

    Radio