Rajoni/Bota Më shumë

Daçiq: Nuk mund ta lëshojmë dorën e Rusisë, derisa Perëndimi të na japë tjetrën

Prej tvteuta15:15, 3 Nëntor 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Serbia kërkon të gjejë një interes të përbashkët me vendet perëndimore dhe një marrëveshje për Kosovën, por se nuk mund ta lëshojë dorën e vetme që e mban mbi humnerë në këtë çështje, që është Rusia.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur lidhur me deklaratën se “mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë, por nuk mund të heqim dorë nga Kosova”, Daçiq theksoi se kjo është logjika e fuqive të mëdha, shkruan Euronews Serbia.

“Pse fuqitë e mëdha të Perëndimit insistojnë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë? Pse nuk e kuptojnë qëndrimin e Serbisë? Po kështu Rusia nuk do ta kuptojë qëndrimin e Serbisë”, tha Daçiq.

Sipas tij, fuqitë e mëdha mendojnë me logjikën e interesave të tyre dhe Serbia me logjikën e interesave të veta.

Daçiç tha se Serbia gjithmonë voton, në parim, kundër ndërhyrjes ushtarake dhe për të ruajtur parimin e integritetit territorial.

“Dhe ne gjithmonë votojmë në këtë mënyrë, qoftë për Kosovën, Ukrainën apo ndonjë pjesë tjetër të botës. Dhe, vendet perëndimore dhe Rusia e shikojnë në mënyrë selektive, në një rast i referohen, në një rast e shohin ndryshe”, tha Daçiq.

  • 1

    Radio