Sociale Më shumë

Daboviq: Plani cilësor mund të ndalojë ndërtimin e objekteve ilegale

Prej tvteuta16:22, 22 Nëntor 2016

Përgatitja e programit  për zhvillim hapësinor të Ulqinit për vitin 2017 është në vazhdim dhe Sekretari i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Aleksandar Daboviq, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në kohë të mbledhin dokumentacionin e duhur për objektet e përkohshme dhe të përhershme.

Sekretari vuri në dukje se ata janë të kënaqur me bashkëpunimin me qytetarët, por gjithashtu tha se ka mungesa inormacionesh tek opinioni kur lokalitete të caktuara vihet në ankand publik. Zona e qytetit të vjetër, tha ai, në periudhën e ardhshme duhet të përfshihet me urgjencë në planin e zhvillimit për vitin e ardhshëm. Ligji për legalizimin e objekteve të përkohshme do të hyjë në fuqi nga 1 marsi 2017, dhe sekretari Daboviq beson se me plan cilësor të zvillimit të qytetit mundr të parandalohet ndërtimi i strukturave ilegale në fushën e Ulqinit.

  • 1

    Radio