Aktuale Më shumë

DABOVIQ : KOMUNA EDHE KËTË VIT DO TË HAP KONKURSIN PËR OJQ-të SI DHE DO TË NDAJË BURSA PËR STUDENTË

Prej tvteuta24 September 2016

Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore edhe këtë vit do të hap konkursin për projekte nga Organizatat joqeveritare të komunës së Ulqinit.  Sekretaria e këtij sekretariati Gjina Daboviq për Televizionin Teuta tha konkursi do të hapet në fund të muajit shtator. Komuna e Ulqinit gjithashtu do të ndajë bursa për studentët e rregullt më të mirë dhe të talentuar të fakulteteve dhe akademive të arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit nëse vendbanimi i tyre është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore. Ky konkurs do të hapet gjatë muajit tetor, deklaroi sekretaria Daboviq. Sekretaria për administratë dhe veprimtari shoqërore Gjina Daboviq tha se shuma që do të financojë komuna e Ulqinit për çdo student që i plotëson kushtet ,deri tani është e përcaktuar  në  vleren prej  80 eurosh. Sekretaria Daboviq shtoj se mjetet e pashlyera studenteve të cilet kanë fituar bursat vitin e kaluar, do të shlyhen para hapjes së konkursit për këtë vit.