Kulturë Më shumë

D olcinium Festival mbyll sezonin

Prej tvteuta16:11, 10 Tetor 2015

D olcinium International Festival po mbahet për herë të dytë në Ulqin, nga Organizata turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën, festival ky me të cilin e mbyll sezonin turistikë për këtë vit, por njëkohësisht fillon me promovimin e ofertës turistike për vitin e ardhshëm. Festivali folklorik do të mbahet dy netë me radhë për shkak të interesimit të madh të shoqatave kulturore si nga vendi dhe rajoni ashtu edhe nga vende te tjera evropiane. Ky festival nisi me parakalimin e të gjitha ansambleve pjesmarrëse në plazh të vogël për të vijuar me një valle të përbashkët tek rrethi në mes te qytetit. Nata e parë e Festivalit u hap me Shoqatën Ana e Malit dhe vazhdoi me shoqatën e Malit te Zi, Shqipërisë, Bulgarisë, Serbisë, Turqisë, Kosovës, Bosnjës, me grupin Porta di Danza nga Ulqini dhe përfundoi me shoqatën kulturore nga Maqedonia.

  • 1

    Radio