Sociale Më shumë

Cungu : Problemi i grumbullimit të qumshtit mund të zgjidhet

Prej tvteuta16:14, 12 Nëntor 2016

Këshilltari i pavarur i bujqësisë Skender Kaleziq në takimin e mbajtur gjatë manifestimit “Dita e Shegës” ngriti një çështe me rëndësi të madhe për banorët e zonës së Anës së Malit. Mos grumbullimi i qumshtit në këtë zonë tha Kaleziq është duke ndikur negativisht në ekonominë e shumë familjeve.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu nga ana tjetër u shpreh se kjo çështe i perket të gjithë komunës , mos funksionimi i dy qumshtoreve është duke shkaktuar probleme të medha ekomonike, prandaj duhet të gjehet një zgjidhje; ose ndërtimi i një pike të re ose rivënja në fuksion e dy qumshtoreve ekzistuese. Kjo çështje tha kryetari Cungu mund të zgjidhet.

  • 1

    Radio