Aktuale Më shumë

Cungu: Për 2 javë është bërë shlyerja e borxheve si dhe kanë nisur investimet në infrakstrukturë (video)

Prej tvteuta16:43, 13 Prill 2016

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar konferenca për shtyp nga Kryetari i Komunës Nazif Cungu,për të paraqitur masat e menjëhershme të marra  gjatë këtyre dy javëve të fillimit të kësaj qeverisjeje lokale.Së pari ai vuri theksin tek  konsolidimi financiar për të bërë të mundur funksionimin normal të buxhetit,sic është shlyerja e borgjeve,investimet në infrastrukturë dhe shërbime komunale.

Eshtë marrë kredia me vlerën 2 milion e 400 mijë euro,vazhdoj më tej Cungu,janë shlyer borgjet ndaj të punësuarve në ndërmarrjet komunale,ndërmarrjet publike,ndërmarrjes për pastrim etj.Ndërsa për agjensinë  Vodacom borgjet e komunës së Ulqinit kanë qënë,194 mijë euro ndërkohë ne i kemi paguar 100 mijë euro në mënyrë që të fillojë punën kompania e cila ka fituar tenderin për përgatitjen e punimeve për ujësjellës dhe kanalizim.

Elektroekonomisë i kemi paguar një pjesë të borgjeve,ato janë mbi 18 mije euro në mënyrë që të mos ketë nderprerje të energjisë elektrike. Kemi ndalur shpenzimin e mjeteve të pa kontrolluara.Ka filluar asfaltimi i 4100 metra rrugë,me vlerë rreth 135 mijë euro. Këto ishin disa nga masat më të rëndësishme që jane marrë gjatë këtyre dy javëve nga pushteti i ri në Ulqin.

  • 1

    Radio