Cungu: Pasqyrim i Panairit të Prishtinës
Prej tvteuta14:47, 25 Prill 2016
Gjatë ditës së sotme Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, me praninë e dy nënkryetarëve Vaso Radoviq, Hatixhe Gjoni si dhe drejtoreshës së organizatës turistike Zana Sarvan, dha një konferencë për shtyp, për të treguar ecurinë e pjesmarrjes në panairin tradicional të Prishtinës, të delegacionit nga Ulqini, I cili qëndroj në Kosovë për disa ditë për të promovuar e prezantuar ofertat turistike të Ulqinit. Gjithashtu ato kanë pasur edhe takime me zyrtarët me të lartë të shtetit të Kosovës.
Pjesmarrja këtë vit në panair ishte më heret se sa vitet e tjera me qellim fillimin e sa mëparshëm të sezonit turistik. Cungu deklaroj se ishte një pjesmarrje shumë efektive,me një interes shumë të madh nga ana e vizitorëve por edhe e mediave kosovare të cilat ishin shumë prezente dhe promovuese. Nisur nga kjo, ne kete vit, tha Cungu, presim një numër rekord të turistëve, prandaj edhe qytetarët duhet të jenë bashkëpunues me përgatitjet dhe cmimet që do vendosin që të jene sa më reale dhe të arsyeshme.
Cungu tha se para mediave kosovare ka siguruar se janë marrë masa për funksionimin sa më të rregullt dhe lehtësimin maksimal të kalimit kufitar Muriqan –Sukubin, i cili ka qenë një ndër problemet e turistëve kosovar që i drejtohen Ulqinit, sigurimin e përmirsimin e  parkingjve duke kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve, shtoj ai. Këtë vit për herë të parë është prezantuar edhe guzhina tradicionale e Ulqinit,
Përvec organizatës turistike të Ulqinit, në panairin e Kosovës,e pranishme ishte edhe ajo e Kotorrit dhe e Tivatit.