Cungu: Na presin punë të mëdha

Prej tvteuta10:37, 14 Mars 2016

Kryetari i Forcës Nazif Cungu,  për televizionin Teuta tha se koalicionin e ri e presin obligime të mëdha në tejkalimin e krizës në Ulqin.

Edhe ai u shpreh optimist për funksionimin e pushtetit , dhe se tashmë asnjë palë nuk mund të fajësojë dike tjetër për dështime, pasi të gjithë kanë përgjegjsinë e vet.

Cungu tha se me zgjidhjen e problemeve politike nuk ka përfunduar kriza në Ulqin, pasi problemet ekonomike kërkojnë zgjidhje të mënjeherëshme.

  • 1

    Radio