Cungu: Gorana nuk ra pre e akteve joligjore prandaj u sulmua

Prej tvteuta16:27, 2 Qershor 2016

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu mbajti konferencë për media mbi rastin e sulmit kundrejt sekretarit të sekretariatit për Veprimtari Komunale Mustafë Gorana.

Kryetari Cungu tha se kjo është një vepër e shëmtuar e atyre të cilët mendojnë se janë mbi ligjin dhe që janë mësuar që interesat e tyre ti realizojnë me të gjitha mjetet dhe që i pengojnë të gjithë ata të cilët punojnë konform ligjit dhe interesave të përgjithshme. Ska dyshim që në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër penale që lidhet me sulm ndaj përsonit zyrtarë dhe që direct ka të bëjë me detyren e tij sepse motivi i sulmit ndaj sekretarit lidhet me atë që kur ka udhëhequr sekretariatin për urbanizëm nuk ka rënë pre e kushtëzimeve dhe presioneve që sulmuesi dhe inspiratory të realizojnë interest e tyre jo ligjore , prandaj i bëjmë thirje organeve kompetente që të ndlrmerrin masat e duhura që akteri i kësaj vepre të denohet rreptësisht, dhe me këtë ti dërgohet mesazh që të gjithë ata të cilët tentojnë që interest e tyre ti realizojnë në këtë mënyrë do të sanksionohen në mënyrë adekuade dhe që do të mbrojnë ata nëpunës që punët e tyre i bëjnë konform ligjit dhe pa presione të askujt.

Ftojmë të gjithë subjektet politike dhe subjektet e tjera relevante pavarësisht dallimeve politike dhe dallimeve të tjera që të denojnë këtë akt dhe në këtë mënyrë të dërgojnë mesazh që dhuna nuk mund të tolerohet si mjet për interesat e kërkujt sepse këtë nuk e meriton qyteti jonë i cili është i njohur si mjedis i qet, tolerant ku dhuna asnjëherë nuk ka qënë mjet për të realizuar qellimet.

Porosis të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit që dyert e të gjitha organeve kanë qënë dhe do të jenë të hapura për realizimin e interesave të tyre ligjore. Ndërsa akterët e këtij akti të shëmtuar i porosis që akti i tyre nuk do të na friksojë por përkundrazi do të na motivojë dhe forcojë që punët tona ti bëjmë në harmoni me ligjin në interesat  publike pavarësisht nga presionet dhe nençmimet e personave të tillë dhe grupeve të interesit.

  • 1

    Radio